SHKUP- Protestës së dhunshme brenda Kuvendit të Maqedonisë nuk i kanë shpëtuar as deputetet femra.

Në një video të publikuar në media, shihet që përveç sulmit nga ndaj Zoran Zaev, përkrahës të Gruevskit dhunuan dhe deputeten e LSDM-së Radmilla Sheqerinska.

Mes pamjeve të frikshme shihet se si një qytetar kap prej flokësh deputeten. Qytetarët, të cilët ‘zbarkuan’ në Kuvend pas zgjedhjes në krye të institucioni të shqiptarit Talat Xhaferi, ata kanë ushtruar dhunë ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili u përgjak, ndaj liderit të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela si dhe disa deputetë të tjerë. Sulmuesit me fytyra të mbuluara sulmuan dhe gazetarët të cilët kanë ndjekur nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonisë.
Deputetja
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb