Presidenti i SHBA Donald Trump po zhvillonte një bisedë telefonike me Kryeministrin irlandez, teksa një moment ai ka ndëprerë telefonatën për të komplimentuar një gazetare që ndodhej aty.

Kjo situatë ka ndodhur në “Shtëpinë e Bardhë”, ku Trump ka lënë pezull telefonatën për t’i kushtuar vëmendje gazetares.

“Hajde këtu, Afrohu. Nga je. Një gazetare e bukur nga Irlanda” i drejtohet Trump reporterëve.

Më pas Trump i rikthehet bisedës me kryeministrin irlandez duke i shprehur edhe simpatinë e tij për gazetaren: “Ka një buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten” .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb