BRAZIL- Një çift, i cili kishte vendosur që të kurorëzonte dashurinë e tij është përballur me momente dramatike gjatë kohës kur shkojnë në kishë, ndërsa një person qëllon me armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kishë në Brazil, në Limoeiro Anadia. Në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’ pas çiftit shihet një burrë, i cili nxjerr armën nga brezi dhe qëllon në drejtim të të ftuarve disa herë me plumba.

Bëhet fjalë për Umberto Ferreira Santos, i njohur me nofkën ‘Betinho’, i cili sipas policisë hapi zjarr ndaj një personin në shenjë hakmarrje, i cili akuzohet se i vrau djalin. Nga të shtënat me pistoletë, tre persona ngelën të plagosur, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për më tepër shihni videon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: