TIRANE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, pranë rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja’. Një burrë rreth të 50-ave, i shtrirë në mes të rrugës kërkonte ta shtypnin makinat dhe të vdiste.

Kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve janë shqetësuar për shkak të kësaj situate të krijuar, dhe kanë njoftuar policinë.

Nuk dihen shkaqet që kanë detyruar këtë burrë që të shtrihej në mes të një rrethrrotullimi ku niveli i qarkullimit të makinave është i lartë, po dyshohet të ketë qetë ndonjë presion psikologjik apo ekonomik.

Teksa ka publikuar një video nga momentin i ngjarjes, një qytetar thotë për “Jeta Osh Qef” se, “Ky burri është shtrirë në rrugë dhe nuk e dimë se çfarë ka, thjesht kërkon të vdesë, donte ta shtypnin makinat. Kohë të vështira në këtë vend. I tmerroi edhe kalimtarët se për trafik hajde de”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: