Postimi i një videoje nga ana e Shkëndijës së Tetovës në rrjetin social “facebook” pak orë më parë bëri xhiron në internet për shkak të gjetjes brilante të klubit tetovar për të “ngacmuar” kundërshtarët e tyre në fazën “play-off” të “Europa League”, Milanin.

Në video nëpërmjet satirës dhe këngës shqiptare në sfond bëhej krahasimi midis dy klubeve dhe dy qyteteve.

Gjetja gjeniale e Shkëndijës bëri bujë në internet duke u shpërndarë dhe komentuar disa mijëraherë, aq sa mbërriti edhe në veshin e kundërshtarëve. Milani ka reaguar nëpërmjet faqes së saj zyrtare në “facebook” në postimin e Shkëndijës duke shkruar:
milan-shkendija-470x64
“Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat një shpirt të madh të garës së ndershme. Do të jetë një kënaqësi t’ju presim të enjten në San Siro. Shihemi miq”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb