Video e një nëne shtatzënë është bërë virale në internet, pas ushtrimeve të saj gjimnastikore në një kohë kur mban dhe fëmijën në bark.

Trajneria e palestrës Sara Wiss nga Stokholmi, shpërndau një klip impresionues në llogarinë e saj në Instagram, ku bënte ulje ngritje në një hekur tek. Bashkangjitur videos ajo shkruan: “Qëndroni të qetë, jam akoma shtatzënë…”

Suedezja fanatike pas fituesit kryen plot 5 ulje ngritje pavarësisht shtatzanisë së saj dhe ndjekësit e saj komentojnë të habitur: “Uau, e urrej veten, je e mrekullueshme”.

Komentet kundrejt Sarës ishin të gjitha pozitive në videon që është parë nga më shumë se 75 mijë ndjekës. Për më shumë inspirim shikoni videon më poshtë:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: