Sulmuesi 36-vjeçar holandez Dirk Kuyt vazhdon të luajë akoma në fushën e gjelbër me Feyenoord por super golat nuk i shënon ai por djali i tij dhe ai mund të jetë krenar për Aidanin e vogël. Vogëlushi vetëm 5 vjeç ishte i aftë të shënonte një gol të jashtëzakonshëm, duke dribluar të gjithë kundërshtarët. Një gol fantastik që do të bënte të ëndërronte çdo prind, e në veçanti ata që karrierën e tyre ia kanë kushtuar futbollit. Me veprimet e tij të shpejta dhe driblimet me klas duket që Aidan nuk i afrohet lojës së babait të tij por Leo Messit.
https://www.youtube.com/watch?v=D6dO2ciHh00
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: