Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Estoni, ja si e ndalon policia një makinë me shpejtësi të madhe

policia43

ESTONI-Në mbrëmjen e 1 majit një makinë me një shofer nën efektin e drogës është ndaluar me një metodë inovative nga policia pranë një fshati në Erala, Estoni.

Një patrullë përpara i kishte bërë shenjë të ndalonte, por shoferi kishte vazhduar rrugën me një shpejtësi të madhe.

Një tjetër patrullë, më pas ka bërë makinën të ndalojë, duke lëshuar një tel me gjemba, i cili ka shkaktuar prishjen e të gjitha gomave.

Shoferi i mjetit më pas është arrestuar. Ja momenti i ndërhyrjes së policisë.
(da.xha/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.