Nuk do të mungojnë polemikat në ndeshjes mes Kukësit dhe Skënderbeut në stadiumin “Zeqir Ymeri”, që ka rëndësinë e një finaleje të vërtetë.

Gjyqtari Enea Jorgji ka dënuar me dy kartonë të kuq “Ujqërit e Dëborës” duke i lënë me 9 lojtarë në këtë ndeshje vendimtare.

Në fillim u dënua Mici si lojtar i fundit që në minutën e 11’ pas një dyluftimi me Pejic, shkaktoi faull ndaj tij.

Më i rëndë ishte momenti kur Latifi pengohet në zonë nga Shameti dhe Jorgji nuk jep penallti, biles nxjerr të verdhë për simulim ndaj mesfushorit të korçarëve. Shpërthejnë protestat e korçarëve të cilët reagojnë ashpër. Jorgji i nxjerr të kuqin Osmanit për protesta të ashpra. Salihi i gris kartonin e kuq Jorgjit.


 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb