SHBA-Josh Eccles, një zhytës profesionist, ishte zhytur së bashku me fotografin Chris Maddeford, në Jupiter, Florida, kur një peshkaqen ka filluar ti afrohet me shumë insistim, si të donte të kërkonte ndihmë.

Kafsha në fakt ishte plagosur nga një ganxhë e një anije, të cilën Eccless, pa pasur fare frikë, ja ka hequr.

‘Pasi i hoqa ganxhën, ai notonte pranë meje si të donte të më ‘përkëdhelte’ si një shenjë falënderimi. Për mua ishte në eksperiencë e jashtëzakonshme’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: