FRANCË- Pikat janë pak të yndyrshme dhe të brishta. Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, javën e kaluar janë shfaqur pika jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë, shkruan “The Local”.

Këto pika janë shfaqur në pjesën bregdetare të me gjatësi prej 30 kilometrave nga Bolonj Sur Mera deri te Le Tokveta, ndërsa autoritetet zyrtare thonë që nuk po e zbulojnë se nga është përhapur kjo materie dhe se hulumtimet janë në proces e sipër.

“Edhe pse po përngjajnë në rruaza të poliuretanit, pikat janë pak të yndyrshme dhe brishta, por as nuk shkëputen lehtë. Nuk kanë aromë dhe dallojnë shumë nga parafinat industriale të cilat nganjëherë lundrojnë në bregdet”, deklaron Henicart, përfaqësues i Asociacionit “Sea- Mer”për VOA du Nord.

“Ende nuk e dimë se a është ky lloj i materies toksik, prandaj vizituesve u rekomandojmë që mos t’i afrohen”, ka përmbyllur ai. Ndërkohë janë marrë mostrat, mbi të cilat po hulumton organizata “Cedre Association”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: