Është inauguruar në Paris, në ujërat e Sennës, super-katamarani i cili vihet në lëvizje ekskluzivisht vetëm nga energjia e rinovueshme.
‘Energy Observer’, kështu quhet katamarani i sapo prodhuar, do të bëjë një xhiro rreth botës, që do të zgjasë 6 vjet, dhe do të prekë 50 vende dhe 101 porte.

Mjeti lundrues ka kushtuar 5 milion dollarë dhe është i gjatë 31 metra dhe i gjerë 12.80 metra.

Anija do të furnizohet me energji nëpërmjet 130 metrave katrorë panel diellor, dy turbina vertikale ere si dhe një sistemi sofistikues i cili filtron ujin e kripur të detit, duke e transformuar në hidrogjen nëpërmjet një elektrolize.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb