Futbolli italian është goditur nga një tjetër ofendim racor, pasi mbrojtësi i Juventusit Mehdi Benatia është quajtur “Maroken i ndyrë!” live në televizion.

Qendërmbrojtësi po jepte një intervistë për televizionin Rai pas barazimit të Juventus përballë Torinos 1-1, kur ai dëgjoi zërin e një tekniku që në kufjen e tij tha: “Çfarë po thua more maroken i ndyrë?”.

Ofendimi nuk u transmetua në lidhje direkte, por Benatia pyeti menjëherë se kush e tha këtë fjali, dhe la kufjen menjëherë.

“Kush foli mbrapa kuintave? Dëgjova dikë që foli, kush e tha këtë? Dëgjova një ofendim,” tha Benatia.

Por moderatorja e Rait për të dalë nga situata, tha se duhet të kishte probleme teknike, dhe e mbylli menjëherë lidhjen telefonike me Benatia.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: