PRISHTINE- Gazetari investigativ, njëherësh drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka humbur ndjenjat, siç raporton vetë “Insajderi”.

Olluri mori mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa sulmin e lidhi me ndonjë shkrim të tijin, me të cilin mund të ketë prekur interesat e dikujt.
RASTI-2323-730x399
“Pak para orës 22.00, duke hyrë me të fejuarën time në banesë, jam sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, të cilët nuk kam mundur t’i identifikoj. Ata nuk folën asgjë, prandaj nuk di kush mund të jenë sulmuesit. Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka marrë informatat bazike. Po pres që nga kamerat e vendosura në lokalet e bizneseve në atë rrugë të mund të identifikohen sulmuesit”, tha Olluri për RTV Dukagjini.

Olluri thotë se nuk ka pasur ndonjë zënkë me dikë, pradaj nuk i di motivet e sulmit, përveç nëse ai është i motivuar nga shkrimet e tij.

“Nuk e di për cilin artikull mund të lidhet saktësisht. Për shkrimin e fundit për komandantët e UÇK-së kam pasur reagime dhe komente të shumta edhe në Facebook, por nuk e di nëse saktësisht lidhet me këtë shkrim”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb