Michael Bradely ka shënuar një super gol për Kombëtaren e SHBA në ndeshjen kualifikuese për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018” kundër Meksikës.

Ish mesfushori i Romës, sapo pa daljen e portierit, gjuajti mbi të nga një distancë rreth 40 metra, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi.

Meksika barazoi me Carlos Vela në pjesën e parë dhe rezultati mbeti 1-1 deri në fund. Me këtë barazim SHBA  siguroi kualifikimin për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

https://www.youtube.com/watch?v=0E4WT28hZR4

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb