KINE – Ky është momenti tronditës dhe aspak i zakontë, që ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës. Menjëherë pasi përfundon operacioni dhe ndërhyrja kishte dalë me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij shkruan Daily Mail.

Kjo e fundit diçka i ka thënë doktorit, i cili është acaruar duke i hedhur dorëzat e punë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i infermieres, e cila i gjuan me shpulla. Po ashtu edhe doktori nuk ka ndenjur me duar kryq por e ka goditur edhe ai.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre. Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb