Sot në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës u luajt ndeshja e radhës për Superligën shqiptare mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Por, ajo që ra në sy dhe shënjoi këtë takim nuk ishte rezultati, por parulla e një tifozi shkodran që lexonte “Berisha zemra jonë”. Dhe si për të mos përfunduar me kaq Policia kryen arrestimin e tij me arsyetimin se është një mesazh politik.

Një qytetar i ndodhur në stadium raporton: Përshëndetje! Sot në stadiumin e Shkodrës një tifoz i Vllaznisë hapi një parullë të vogël “Berisha zemra jonë” dhe Policia e Shkodrës e arrestoi direkt. Nuk jemi në kohën e Enverit, ju lutem, se po na trajtoni si kriminelë, ne thjesht tifozë jemi”, përfundoi ai.
Mesazhet e çfarëdolloji sa kohë nuk janë fyese apo me përmbajtje racore lejohen në çdo stadium të botës, ndërsa në Shqipëri edhe pse një mesazh pa asnjëlloj përmbajtjeje nuk u lejua të hapet. Shpeshherë kemi parë që nëpër stadiume të ndryshme hapen banderola me dedikime apo edhe me mesazhe politike dhe askush nuk i ngacmon tifozët, aq më pak t’i arrestojë.
Nuk është hera e parë që Policia sillet në mënyrë të dhunshme me tifozët e ekipeve shqiptare. Ka mjaft raste dhe të përsëritura madje, ku më i freskëti është ai i ndeshjes Partizani-Kukësi, ku pas ndeshjes Policia rrethoi qindra tifozë duke i trajtuar si kriminelë të rrezikshëm.JOQ

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb