HOLANDE-Momente frike në tribunën e Philips Stadion të Eindhoven.

Gjatë Psv-Ajax, një ndeshje e rëndësishme e kampionatit holandez, një re e madhe tymi të zi është ngritur në këndin e tifozëve vendas, duke detyruar drejtuesin e garës të ndërpresë sfidën për disa minuta.

Sipas mediave lokale ultrasit e Psv kishin ndezur dhjetëra bomba tymuese, duke shkaktuar një tym të madh. Pesë persona u shtruar në spital për shkak të toksikimit, raporton repubblica.it. Federate holandeze ka njoftuar se do marrë masa. Ndeshja u fitua nga PSV 1-0.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb