Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka treguar sot për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” një detaj të rëndësishëm të jetës së tij, kur i ati e kishte qëlluar me shpullë ditën e vdekjes së Enver Hoxhës.

“Kam ngrënë një shpullë ditën kur vdiq Enver Hoxha. Sepse ika me një kushëririn tim nga qyteti Studenti atë ditë. E hëngra shpullën nga babai, sepse ai e konsideronte mungesë serioziteti, sepse e donte dhe mund ta dojë edhe sot Enver Hoxhën”, – ka rrëfyer Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb