TIRANE – Takimi i grupit kundër Bashes ne Akademine e Arteve ne Tiranë është shoqëruar me një incident ditën e sotme. Njëri prej demokratëve të pranishem, eshte ngritur teksa ne podium fliste Besnik Mustafaj dhe eshte shprehur i revoltuar.

“Unë nuk kam ardhur të dëgjoj retorikat pse humbëm se keni qenë aty në PD nuk keni folur asnjë llaf, nuk keni kërkuar, meqë qenka kështu, mirupafshim” dhe u largua nga salla.

Pas kësaj ndodhie, vijoi normalisht takimi me anëtarë të PD që mbajtën fjalën në podium.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb