Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku është shprehur sot në emision “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës duke zbuluar edhe çmimin e saj.

Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blihet për 50 mijë lekë. Ndërsa gazetari Armand Shkullaku tha se në fakt raportimet bëjnë fjalë për 50 euro/vota.

Sipas tij, po bëhet një agresion i paparë i votës përmes parash. Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.

“Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë”, – paralajmëroi Mark Marku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb