SHKODER– Një 34-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi i është gjetur një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Jeran”, ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti.

“Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuana”, informon policia.

Materialet hetimore në ngarkim të 34-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: