PASKUQAN– Dhjetëra banorë të Paskuqanit kanë protestuar paraditen e sotme, pasi sipas tyre u është bllokuar pensioni i invaliditetit. Teksa kanë dalë në rrugë me mjete të ndryshme, makina e zetorë, ata kanë bllokuar rrugën e Paskuqanit, duke protestuar në këtë mënyrë ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Prej disa muajsh atyre i është ndërprerë pensioni i invaliditetit, si dhe disa shërbime sociale, për shkak se nuk kanë paguar taksat.

Realisht ky është një detyrim ligjor, i parashikuar për të gjitha bashkitë e vendit, pasi qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: