LONDER- Udhëtarët e një autobusi në veri-perëndim të Londrës kanë përjetuar momente paniku, pasi një pasagjer tentoi të sulmonte me thikë.

“Daily Mail” ka publikuar momentet dramatike nga brenda autobusit ku shihet se si agresori ka bërë luftë me një nga pasagjerët, ku ky i fundit arriti t’i merrte atij thikën nga dora. Pasi pa se kishte humbur betejën, autori doli me shpejtësi nga mjeti dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

“Jam afrikan dhe kurrë nuk do ta marrësh jetën time”, iu drejtua heroi i ditës agresorit. Për më tepër shihni videon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: