BRITANI E MADHE – Jeremy Meeks u bë i njohur disa vite më parë me një foto të bërë gjatë arrestimit, foto që u shpërnda në të gjithë botën. Pasi doli nga burgu i riu nisi karrierrën e tij si model, duke firmosur për agjenci të ndryshme mode.

32-vjeçari është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Ditën e djeshme ai u ndalua nga policia në aeroportin Heathrow të Londrës. Modeli kishte mbërritur në aeroport nga SHBA për një set fotosh në kryeqytetin britanik shkruan Daily Mail.

Atij iu ndalua kategorish hyrja në Londër dhe u desh që të kthehej në New York. Ndërkohë menaxheri i Jeremy-it tregoi se të gjitha dokumentet e modelit ishin në rregull, nuk e kuptoj se çfarë ndodhi dhe pse iu ndalua hyrja në Londër.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb