Julia Roberts ka qenë e pranishme mbrëmjen së dielës në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, ku është zhvillua super ndeshja e El Clasico. Real Madridi humbi përballë Barcelonës 3-2. Por ajo që ka lumturuar pafund aktoren e njohur pas ndeshjes ishte takimi saj me lojtarët madrilen duke përfshirë edhe trajnerin Zinedine Zidane.

Ajo u shfaq plot emocione teksa takoi lojtarin më të mirë në botë aktualisht Cristano Ronaldon, të cilin edhe e përqafoi. “Jam shumë e emocionuar shkruan Foxsport.

E gjithë familja ime është këtu dhe jemi shumë të kënaqur me këtë”, ka thënë Julia Roberts. Në fund ajo pati edhe një foto me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Theksojmë aktorja ditë më parë është shpallur femra më e bukur e vitit prej revistës “People” ndërsa është takuar edhe Lionnel Messin e Barcelonës. Ndryshe, aktorja është fanse e zjarrtë e skuadrës së Realit ndërsa tre fëmijët e 49-vjeçares janë tifozët të Barcelonës
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb