TIRANE – Tre persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi u kapën me drogë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar dy ditë më parë në bulevardin “Bajram Curri”, policia arrestoi në flagrancë tre të rinjtë, pasi iu sekuestruan tre qese farmaceutike me kanabis sativa.

Të arrestuarit janë  Erion B. 26 vjeç, Franko A. 23 vjeç dhe Ervin O. 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i policisë

Më datë 24.12.2016, në Bulevardin “Bajram Curri”, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, shtetasit:
1-Erion B., 26 vjeç, banues në Tiranë.
2-Franko A., 23 vjeç, banues në Tiranë
3-Ervin O., 26 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas janë konstatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur tre qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim e shitje lëndësh narkotike, në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/1 – 25 i Kodit Penal.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb