Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Keira Knightley rikthehet në “Piratët e Karaibeve”, ja trajleri i sages së re

rs_1024x429-170419060616-Keira-Knightley

SHBA – Pas 10 vjtësh nga dalja e parë në sagën e filmit “Piratët e Karaibeve, Keira Knightley do të kthehet në rolin e Elizabeth Sëann.

Tashmë kemi konfirmimin e trajlerit të ri ndërkombëtar të kapitullit të pestë: Hakmarrja e Salazar. Në krah të saj do të kthehet Orlando Bloom në rolin e Ëill Turner. Në pamjet promovuese , aktorja duket vetëm në një fragment të shkurtër. Më 24 maj filmi i njohur do të shfaqet në të gjitha kinematë botërore.

Si Orlando Bloom dhe Keira Knightley kishin vendosur të braktisnin filmin pas “Piratët e Karaibeve – Në kufi të botës”.Kapitulli i pestë është drejtuar nga dy regjisorë norvegjezë, Espen Sandberg dhe Joachim Ronning. Në kast kthehet edhe epiku Johnny Depp në rolin e kapitenit Jack Sparroë, ndërsa Javier Bardem interpreton Salazar.

Mes hyrjeve të reja në kast do të jetë edhe Kaya Scoledario, që interpreton astronomen Carina Smyth. Revista “Nme” risjell një kuriozitet: në film do të shikojmë në një gur të gdhendur edhe Paul McCartney.
(er.cu/Balkanweb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.