Gazetari Lorenc Vangjeli, njëherazi këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se po ndodh edhe një vetting tjetër në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Vangjeli theksoi, (2:45 sekonda në video), se edhe ata po kalojnë në vetting dhe për një rast të tillë po pyeten amerikanët.

Mandej, ai, kumtoi se nga ana e mazhorancës qeverisëse do të shpenzohen të gjitha mundësitë për të bindur opozitën për të hyrë në zgjedhje.

Sipas tij, mund të ketë edhe një zgjidhje në ekstrem qoftë edhe për atë tabunë e qeverisë teknike, pasi si Rama dhe Meta janë të bindur në fitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb