KINE-Pamjet e parkimit të një makine të postuara në Youtube, janë vërtetë komike. Një grua tenton të fusë makinën mes dy makinave të tjera të parkuara, por pavarësisht ndihmës të shoqes së saj nuk arrin dot.

Të dyja femrat nuk dorëzohen, në fillim përpiqen të shtyjnë makinën me dorë, por duke mos arritur ta lëvizin, kërkojnë edhe ndihmë. Në fund një burrë u vjen në ndihmë dy grave, duke parkuar makinën fare pa problem.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb