TIRANË – Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga 4 persona pasi u kapën me drogë brenda një banese. Në operacionin e koduar “Përsëritësi” janë ndaluar Erjon Shehu, 23 vjeç, Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç dhe Kozma Pire, 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë ranë në prangat e policisë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë,  2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva,  3 automjete të markave të ndryshme, Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro, 10 telefona celulare të markave të ndryshme dhe një peshore elektronike

Materialet e  proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: