Tirana ka jetuar për 24 orë nën adrenalinën e qindra makinave sportive që qëndruan në Shqipëri si një nga stacionet e turit të “Gumball 3000”, që rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh, ndjek këtë vit itinerarin Riga-Varshavë-Budapest-Dubrovnik-Tiranë-Athinë dhe për të përfunduar në ishullin Mykonos të Greqisë.

150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Nënë Tereza”, ku ofruan një shfaqje spektakolare për qytetarët shqiptarë. “BalkanWeb” sjell një pjesë të këtij spektakli.

Të gjithë të apasionuarit e makinave të garave sportive dhe të veçanta kishin mundësinë të shihnin nga afër performancën e disa prej ekzemplarëve më të bukur të automobilizmit botëror. DJ me famë botërore Afrojack ishte pjesë e këtij karvani.

Makinat janë larguar nga Tirana paraditen e sotme për të udhëtuar drejt Greqisë ku do të finalizojnë turin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb