Rreth 3 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, kantautori i ndjerë tashmë Françesk Radi performoi në studion e News24 një këngë homazh për të, dhe dha mesazhe edhe për vlerësimin e munguar të artistëve.

“BalkanWeb” sjell këto momente në studion e News24, ku Radi me zërin e tij të veçantë dhuroi për publikun momente tashmë të paharrueshme në memorien e gjithsecilit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1305433922838895/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Kantautori u nda nga jeta më 3 prill pasi kaloi disa ditë në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale të rëndë, të cilës nuk mundi të mbijetonte. Ai la pas një krijimtari të pasur dhe të veçantë dhe një zë unik në muzikën shqiptare.

Francesk Radi solli për shqiptarët edhe videoklipet e para në vitin 1971.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1305420216173599/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: