TIRANE – Reperi kosovar Ledri Vula ka konfirmuar lajmin e përhapur në media për ndarjen me bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku. I ftuar në ‘Top Show Magazine’ të Alban Dudushit, Ledri foli për herë të parë për ndjenjat e tij ndaj Adelës, duke konfirmuar se pavarësisht ndarjes ai ende është i dashuruar me të.

“Unë kurrë s’kam folur jam lidh apo s’jam lidh dhe është një pjesë që s’më intereson shumë me fol. Adela nuk është person publik së pari, e as nuk e ka Instagramin e hapur që kërkon ndjekës. Unë s’e kam bërë publike që jam në një lidhje pikërisht prej këtyre gjërave, kam dashur t’ia respektoj privatësinë, një gjë që gazetarët deshëm apo s’deshëm nuk ta respektojnë. Për fajin tim është bërë e famshme dhe Adela. Nuk ka pasur nevojë. Gjërat ndodhin, shkojnë e vijnë. Adelën e kam dashur shumë. E dua. Është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar, që më ka dashur më së shumti, që më ka respektuar”, deklaroi Ledri.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10153879559091269/?pnref=story” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

I pyetur nëse mund të ketë një rikthim mes tyre, reperi nga Kosova u përgjigj: “Nuk i dihet”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: