Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit në Eurovision, Lindita Halimi, ka dhënë një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të Eurovisionit. Intervistën ajo e ka dhënë për kanalin zyrtar të festivalit në YouTube, shkruan Gazeta Metr.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të këngëtares që Shqipërinë e përfaqëson me këngën “Botë”:

Eurosong: Cila është gjëja më e mirë e të qenit në Eurovision?

Halimi: Është krijimi i shoqërisë me vende të tjera të Evropës.

Eurosong: Cilin shtet të botës dëshironi ta vizitoni?

Halimi: Kinën.

Eurosong: Kafsha juaj e preferuar?

Halimi: Macja.

Eurosong: Ushqimi juaj i preferuar?

Halimi: Vezët.

Eurosong: Kush ju inspiron?

Halimi: Mariah Carey.

Eurosong: Zhanri i preferuar dhe filmi më i pëlqyer?

Halimi: Filmat horror – “The Ring”.

Eurosong: Veshja e preferuar?

Halimi: Veshje sportive.

Eurosong: Çka bëni kur jeni vetëm në shtëpi?

Halimi: Bëj ushtrime.

Eurosong: Festa e preferuar?

Halimi: Viti i Ri.

Eurosong: Çka keni mësuar nga përvoja si këngëtare?

Halimi: Gjithçka është lidhja me audiencën dhe t’i bësh të ndjejnë atë që ndjen ti për momentin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: