Nëse çdo seancë gjatë fazës përgatitore të Tiranës ka nisur nga përgatitësi atletik, dje ka ndodhur ndryshe. Trajneri i skuadrës kryeqytetase, Ze Maria, ka vendosur që nxehmja të bëhej me një lojë fëmijësh. Gjithkush kujton sfidën e preferuar të fëmijërisë: të kapim njëri-tjetrin.

Kjo ka qenë mënyra se si trajneri brazilian u ka kërkuar lojtarëve të tij që të kryejnë nxehmjen. Kanë startuar dy lojtarë të bashkuar me njëri-tjetrin, të cilët të pandarë duhet të kapnin të tjerët. E gjithë skuadra vendosej brenda zonës së rreptësisë.

E ndërkohë që vargu i “të lidhurve” shtohej, mundësia e të tjerëve pakësohej. Sprinte të vogla, batuta dhe humori i mirë i të gjithëve shërbyen për nisjen e stërvitjes./panoramasport

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb