GJIROKASTER- Mesazhin e saj kundër bojkotit të zgjedhjeve deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka kohë që ia ka bërë të ditur kryedemokratit Basha, madje atë nuk e kemi parë asnjëherë në çadrën e protestës së opozitës.

Dhe me sa duket çështjet e integrimit dhe Europa janë më të rëndësishme se çdo gjë për deputeten, e cila i është përgjigjur sot pozitivisht ftesës së ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, për të marrë pjesë në një event për ditën e Europës.


Siç mund të shihni në video, Bregu shfaqet në një aktivitet në Gjirokastër në krah të ish-ministrit të çështjeve vendore Bledi Çuçit dhe dëgjonte me vëmendje kryeministrin Rama, i cili nuk nguroi të thumbonte kundërshtarin e tij Basha edhe sot.

“T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre. Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”, tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: