MALESI E MADHE– Policia në Malësinë e Madhe ka asgjësuar 168 fidanë të dyshuar kanabis, ndërsa ka shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit Xhaj, Rr.P, 61 vjeç si dhe ka proceduar penalisht D.D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, pasi akuzohen për “Moskallzim krimi”.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm”- thuhet në njoftimin e policisë.

U kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: