Që nga muaji tetor Manchester United renditej në vendin e 6 të “Premier League”, por sot pas fitores 3-1 kundër dhe humbjes së Arsenalit ditën e djeshme, të besuarit e Jose Mourinho ngjiten në vendin e 5 me 52 pikë, 3 më pak se Liverpuli i vendit të katërt, pozicioni i fundit që të kualifikon për zonën “Champions” vitin e ardhshëm.

Protagonistët e lëvizjes së suksesshme kundër Midëllsbrou nuk ishin emrat e zakonshëm, përkundrazi. Avantazhi erdhi falë Fellainit, një emër i cili përmendet ndër ‘spastrimet” e planifikuara nga Murinjo në verë, ashtu si Lingard që dyfishoi shifrat në minutën e 62-të.

Midëllsbrou hapi ndeshjen kur mbetej më pak se çerek ore lojë më anë të Gested. Por goli i Valencia në minutën e 93-të pas gafës së Valdes mbylli çdo diskutim duke i dhënë suksesin 3-1 dhe tre pikë shumë të vyera Mançester Junajtid që tani ka shanse reale të luftojë përsëri për zonën e Ligës së Kampioneve.

Në këtë sfidë djajtë u paraqitën pa shumë nga yjet e tyre, si Ibrahimoviç, Pogba e Martial.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb