Një debat i ndezur mes një mësueseje dhe nxënësje në Kinë ka përfunduar në një sherr në klasë dhe është filmuar nga nxënësit e tjerë.

Vajza, e cila po qortohej nga mësuesja për sjelljen e saj të keqe, vazhdonte ta injoronte atë derisa e paralajmëroi se do ta qëllonte.

Pasi u kërcënua, duket se vajza ngrihet në këmbë dhe durimi i mësueses humbet, e cila e godet me shuplakë që i kthehet. Të dyja fillojnë të rrihen në mes të klasës, duke u kapur nga flokët derisa ndërhynë nxënësit për të shmangur ndonjë aksident.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb