MAQEDONI- Nga pamjet filmike që transmetuan mediat maqedonase, shihej kaosi që u krijua në sallën e Kuvendit, mes të cilëve duket i gjakosur dhe Zoran Zaev, kandidat për kryeministër. Protestuesit, mbështetës të Gruevskit, kanë goditur me sende të forta dhe kanë hedhur karrige ndaj deputetëve të LSDM-së, ku mbeti i plagosur Zoran Zaevi dhe Damian Mançevski. Pas disa sulmeve nga huliganët, shihen pamje të tjera se si është sulmuar Zaev, por deputeti Vladimir Gjorcev mundohet që ti ndalojë huliganët.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: