VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë rreth orës 23:20 të së enjtes, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë.

Personi i vdekur është Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç. Nga të plagosurit raportohet se dy janë meshkuj dhe një femër dhe se një nga të plagosurit ka qenë muzikant në lokal.

Respektivisht janë plagosur Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç. Gazetari Enrik Mehmeti për  “BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet e momentit të transportimit në spital të një prej të plagosurve nga sherri me armë në Vlorë.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: