Një vajzë e vogël siriane, me kokën e saj të fashuar pas një sulmi me bombë që hodhi në erë një autobus në qytetin e shkatërruar nga lufta Alepo, pavarësisht të gjithave kthen kokën nga kamera dhe … buzëqesh.

Terroristët, të dielën, me shumë mundësi militantë të ISIS, vendosën një bombë në një grup autobusësh i cili po pritste të transportonte refugjatët nga lufta.

Rreth 120 persona u vranë, gjysma e të cilëve ishin fëmijë, dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe kjo vajzë e vogël.

Pavarësisht plagëve në kokë dhe sy, ku i shpëtoi vdekjes, ajo gjen forcën të qeshë në videon e transmetuar nga agjencia e lajmeve siriane. Ajo ndodhet brenda një ambulance në pritje të mjekimit të mëtejshëm nga infermierët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: