Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë Kombëtare për rishqyrtimin e ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike” nuk ka kaluar e qetë. Si brenda por edhe jashtë saj janë vërejtur momente nervozizmi të shoqëruara me tone të larta zëri.

Mësohet se deputeti i PS-­së, Pjerin Ndreu ka kritikuar kryetarin e komisionit, Spartak Brahon për shkelje të procedurave duke mos i njohur anëtarët e komisionit me ndryshimin e 8 neneve të ligjit.

Më pas pati debate mes tyre që çuan në ndërprerjen e mbledhjes për 15 minuta. Nervozizmi i Ndreut ka vijuar edhe në korridoret e Kryesisë. Ndërsa Braho i kërkon një konsultë duke e kapur nga krahu, Ndreu duket se refuzon duke iu thënë: “Mos më kap me dorë” dhe “Kam punë nuk merrem me ju”.

Në rinisje të mbledhjes se komisionit mësohet të jenë ulur tonet dhe u miratuan ndryshimet e ligjit pa praninë e opozitës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: