Rubrika argëtuese e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 ka sjellë momente pikante dhe humoristike nga politika e ngjeshur e 7 ditëve që lamë pas.

Dy demokratët rebelë Arben Imami dhe Jozefina Topalli ishin lajmi i javës me akuzat ndaj kreut të PD-s. Por Imamit duket se i rri ngushtë kollarja dhe nuk ngurron tua tregojë edhe gazetarëve, ndërsa Topalli i tregon se është direkt në transmetim.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj shfaqet duke drejtuar timonin e trenit dhe shëtit fëmijët në kodrat e liqenit. Por duket se këto lloj argëtimesh i kanë munguar kryebashkiakut, i cili e shpreh hapur kënaqësinë. “Oo çfarë qejfi mi none”, thotë ai, ndërsa duket shumë i përqendruar tek drejtimi i trenit.

Deputetët e opozitës në anën tjetër duket se janë të shqetësuar dhe nuk ndihen rehat në komisionet parlamentare pas mungesës 3 muaj në Kuvend.

Por as batuta e kryeministrit gjatë fushatës dhe përgjigjet e kreut të opozitës nuk mund të mungonin në rubrikën javore argëtuese në News24.

Kreu i qeverisë mes fëmijëve ua ka gjetur ‘telat’ dhe iu lexon një vjershë, por duket se interpretimi nuk i rri aq mirë.
“O det i kaltër, ja erdha dhe unë
do lozim bashkë, me valë, me shkumë,
sivjet jam rritur….
…Mbi kokën e tij krrokatin sorrat krra-krra-krra,
duke kapela e thurur me dorë,
kur ra nata vendosëm të dy,
që plakun prej bore ta çojmë në shtëpi”, reciton Rama.

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur duke kërcyer me “Baftjarin” nuk është diçka që ndodh shpesh, ndaj vjen si një moment pikant nga fushatat elektorale.

E ndërsa nuk mungon as kreu i opozitës që imiton politikanët e moçalit me zhurmën e bretkosave “Guak-guak guak- guak”.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb