Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Pamjet e para të lokalit në Vlorë pak minuta pas vrasjes së 33-vjeçarit e plagosjes së 3 të rinjve

5a1eafc4-6168-438c-84f9-e409bad5e564 (1)

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë rreth orës 23:20 të së enjtes, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë. Burime nga policia e Vlorës raportojnë për “BalkanWeb” se ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri për motive banale. Personi i vdekur është Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç.Nga të plagosurit raportohet se dy janë meshkuj dhe një femër dhe se një nga të plagosurit ka qenë muzikant në lokal. Janë plagosur Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç. Gazetari Enrik Mehmeti për  “BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet e para të lokalit në Vlorë pak minuta pas vrasjes së 33-vjeçarit e plagosjes së 3 të rinjve.

 

(i.ç/BalkanWeb)



Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.