SHKODER- “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku mbeti i plagosur një 42-vjeccar.

Mësohet se Ilmir Hajdari, i njohur si Mir Vetlla, ishte duke konsumuar një kafe në një lokal në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”, kur persona ende të paidentifikuar i kanë e kanë qëlluar nga automjeti me armë zjarri, ndërsa ai mbeti i plagosur me disa plumba në gjoks.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen pamjet pas krimit që ndodhi jashtë lokalit. Për më tepër shihni videon.
vrasje ne shkoderr
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.vrasje ne shkoderrrr

vrasje ne shkoderrrrrrrr

vrasje-ne-shkoder

vrasje-ne-shkoder-1

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: