TIRANË- Një aksident ku janë përplasur pas njëra-tjetrës pesë makina ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth, në autostradën Tiranë- Durrës dhe siç raportojnë dëshmitarët në vendngjarje për JOQ, aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku përfundoi makina “Audi” me të cilën lëvizte ish-shefi i krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti që u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi.


Paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar, por si pasojë e aksidentit të shumëfishtë janë shkaktuar radhë të gjata dhe është paralizuar qarkullimi i automjeteve.

“Bëni kujdes, ende rruga vijon të jetë problematike”,- thonë dëshmitarët në vendngjarje.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: