KURBIN- Një përleshje masive ka ndodhur gjatë natës në një lokal nate në Kurbin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnate në afërsi të autostradës në Laç.

Sipas të dhënave konfidenciale nga Policia e Kurbinit, gazetari Prend Shota raporton për “BalkanWeb” se dy grupe rivale janë përleshur me njeri-tjetrin duke përdorur shishe qelqi, sende të tjera të forta dhe madje edhe armët.

Por pas sinjalizimit të policisë, lokali është boshatisur, megjithëse dyshohet se ka edhe të plagosur nga ngjarja, që ka shkaktuar jo pak panik në zonë. Policia nuk ka arritur të kapë asnjë nga personat e përfshirë në ngjarje por që prej natës së kaluar ka ngritur postblloqe e pika të shumta kontrolli për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ajo që është e çuditshme, është se në spitalin e Laçit nuk është paraqitur asnjë prej të plagosurve për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkaq nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë nuk ka ende informacion zyrtar për ngjarjen.

“BalkanWeb”
ka siguruar edhe video nga momenti kur policia ka shkuar në vendngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: