Gjatë seancës së jashtëzakonshme për Vettingun sot, debatet kanë vijuar dhe jashtë parlamentit. Gazetarja Elda Menga ka siguruar për “BalkanWeb” momentin e përplasjes mes kreyministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD-së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për Top Channel

“E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te Top Channel”, i thotë Rama Patozit. Pas mospërfshirjes së Patozit në listat e Bashës, deputeti shkroi se Rama ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën.

DEBATI MES TYRE

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje që 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zoteri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.

Patozi: Po e di, por…

Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot tashi…

Patozi: Por puna eshte qe une s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb